Shkup, 15 tetor – Edhe në kushte të cikleve të shpeshta zgjedhore, kërkesë themelore e komunitetiot afarist është të ofrohen shërbime me kohë nga ana e administratës, me qëllim që të mos bllokohen proceset e kompanive, thotë në intervistë për MIA-n kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski. Sipas tij, mosmarrja e një leje të caktuar, licence apo pajtuehsmërie nga institucioent mund t’i kushtojë shtrenjtë biznesit. “Në atë mënyrë, jo vetëm që nuk do të bëhet fjalë për stabilitet dhe shkuarje përpara, por do të kemi proces të kthimit prapa, i cili në situata të caktuara mund të çojë edhe drejt bllokimit të prodhimtarisë, mospërmbushejs së kontratave të arritura me partnerët e huaj dhe dështim të bizneseve”, thekson Azeski. Lidhur me klimën afariste në vend, konsideron se më me rëndësi është të krijohen kushte normale të zhvillimit të ekonomisë. Posaçërisht është me rëndësi, shton, sundimi i papengueshëm isë drejtës. Sipas Azeskit, sigurimi i kushteve të barabarta për investuesit vendor dhe të huaj që është një nga prioritetet e Qeverisë, do të jetë nxitja dhe stimulimi i zhvillimit plotësues të kompanive vendore, para së gjithash të atyre të cilаt janë të orientuarа drejt eksportit. Rritja e prodhimtarisë, eksportit dhe investimeve kapitale, ulja e papunësisë, avancimi i infrastrukturës, mbajtja e stabilitetit makroekonomik, si dhe bashkëpunimi më i madh ekonomik rajonal, duhet të jenë caqe strategjike të ekonomisë së Maqedonisë, porositë Azeski në intervistë për MIA-n.