Administrata shtetërore, asgjë nga reformat

Edhe përkundër të gjitha rekomandimeve nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar se Maqedonia e Veriut ka numër të madh të administratorëve shtetëror dhe se ky numër duhet të zvogëlohet të dhënat statistikore tregojnë se kemi rritje të numrit të punësuarve në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore

Zejnulla VESELI

Shkup, 11 shtator – Qeveritë e Republikës së Maqedonisë pothuajse plotë 27 vite angazhohen për reforma në administratën publike më të vetmin qëllim të zvogëloj numrin e punëtorëve në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore. Por në praktikë ka ndodhur që jo vetëm se nuk është zvogëluar, por përkundrazi nga viti 2016 e deri në vitin 2019 është rritur numrin e punonjësve në sektorin publik, shkruan gazeta KOHA. Deri në fund të muajit gusht në Republikën e Maqedonisë së Veriut numri i popullatës aktive për punë është 962.463 persona, nga mosha 15 deri në moshën 45 vjet, ndërsa punonjës aktiv në administratën publike dhe sektorin privat ka 794.283 punonjës. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, brenda një viti numri i punonjësve në sektorin publik dhe privat është rritur për 53.740. Edhe përkundër të gjitha rekomandimeve nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar se Maqedonia e Veriut ka numër të madh të administratorëve shtetëror dhe se ky numër duhet të zvogëlohet, të dhënat statistikore tregojnë se kemi rritje të numrit të punësuarve në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore.
Sipas raporteve vjetore të regjistrit, të cilin e përgatit Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës (MSHIA), sektori publik në Maqedoni, për tre vjet, është rritur me 3 për qind. Në vitin 2015 ky numër ka qenë 128.347 punonjës, ndërsa në vitin 2018 arriti në 132.068 persona, ose 3.721 punonjës më shumë. Por kjo shifër nuk është e plotë. Edhe pse MSHIA në raportin e vitit 2017 për herë të parë e ka publikuar numrin e personave të angazhuar përkohësisht dhe punonjësve në ndërmarrjet shtetërore.
Në numrin e përgjithshëm të të punësuarve gjatë këtyre tre viteve, MSHIA nuk përfshin punonjësit në sektorin publik si deputetë, ministra, zëvendësministra, kryetarë të komunave, kryetarë dhe anëtarë të komisioneve shtetërore, drejtorë, gjyqtarë, prokurorë publikë dhe zyrtarë tjerë të zgjedhur ose të emëruar. Por kjo shifër nuk është e plotë. Edhe pse MSHIA në raportin e vitit 2017 për herë të parë e ka publikuar numrin e personave të angazhuar përkohësisht dhe punonjësve në ndërmarrjet shtetërore, ata megjithatë nuk i konsiderohen si punonjës në sektorin publik dhe sipas të dhënave shihet se numri i punonjësve të “shtetit” është më i lartë për të paktën 14.837. 958, duke mos i përfshirë funksionarët.
Sigurisht se numri i punonjësve në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore do të ishte më i madh nëse deri më sot do të fillonin më punë në fazën e parë të sistematizimit 958 nga 1600 administratorë shqiptarë të punësuar që nga vitit 2006. Këta administratorë tashmë gati më shumë se një dekadë po qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që marrin pagën e shtetit, pa e provuar asnjë ditë vendin e tyre të punës.
Nga ana tjetër në fazën e parë, nga 958 persona, 700 prej tyre kanë pranuan ofertën por ende nuk kanë nisur me punë. Ndërkaq sistematizimi i grupit të dytë prej 700 administratorëve të mbetur do të duhej të ndodhte dy muaj pasi të fillojnë me punë administratorët e fazës së parë të sistematizimit, Mirëpo edhe pse kanë kaluar plotë një vit nga procesi i sistematizimin të administratorëve shqiptarë, asnjë nga administratorët shtetërorë të dal nga Marrëveshja e Ohrit nuk kanë nisur me punë edhe përkundër faktit se në shumë institucionet shtetërore s’ka asnjë të punësuar. (koha.mk)