Shkup, 15 nëntor – Administrata gjyqësore në të gjitha gjykatat në vend sot nga ora 9:30 deri në orën 11 do të protestojë duke shprehur pakënaqësinë nga gjendja në gjyqësor. Të punësuarit do të protestojnë kundër vendimeve të Këshillit të Buxhetit Gjyqësor për rritjen e pabarabartë të shtesave të pagës për gjykatësit dhe nëpunësit gjyqësor dhe për mos sjelljen vendimit përfundimtar për pagesën e pagave për një pjesë të punësuarve që morën pjesë në grevën në vitin 2016, njofton KOHA.
Njëherit, me vendimin e Këshillit të Buxhetit Gjyqësor shtesat për pagat e gjykatave janë rritur për 10 për qind, ndërsa për administratën gjyqësore dhe personelin ndihmës-teknik për pesë për qind.
Nga SPAOGJSH kërkojnë të kenë përfaqësues të tyre në Këshillin e Buxhetit Gjyqësor, si dhe ndryshim të definimit të pozicionit të shërbimit gjyqësor. (koha.mk)