Ndonëse i ri në moshë ka nisur të merret me futboll që i vogël. E ka pasion të jashtëzakonshëm si një talent i cili e kultivon me shumë dëshirë këtë sport. Adis Emruli është nga Tetova, por jeton dhe vepron në Slloveni. Karriera e tij është gjithnjë në rritje ndërsa këto i tregon edhe në një intervistë për InfraRed të gazetës Koha duke zbuluar se si ka nisur gjithë kjo aventurë. Për të njohur yllin e ardhshëm të futbollit e lexojmë bashkë këtë intervistë.
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Cili është kujtimi yt i parë nga futbolli?
Kur kam dhënë nëntë gola një ekipe.
KOHA: A jeni mësuar atëherë që të shmangeni dhe të fauloni nga pas?
Po.
KOHA: Javët dhe muajt e parë në klubin që luani, ishin kohë të lumtura apo kohë të këqija?
Ishin kohë të lumtura.
KOHA: Kush janë idhujt tuaj?
Xhaka, Casemiro.
KOHA: A keni pasur problem me tifozët?
Jo.
KOHA: A ke luajtur njëjtë siç luan tani?
Sigurisht që jo.
KOHA: A është stili juaj i lojës rezultat i shkollës që keni ndjekur?
Po.
KOHA: Na tregoni ekipin e parë që keni luajtur dhe a keni menduar që sot lirisht mund të quheni një yll futbolli?
Ekipi i Sllovenisë, quhet Mura. Mendoj se me punë arrihet gjithçka.
KOHA: Kur keni qenë i gatshëm për debutimin e tuaj në ligë?
Kam qenë dhe jam gjithmonë i gatshëm.
KOHA: Çfarë mendoni për futbollistët e famshëm botërorë ato të huaj?
Kanë arritur me punë, me trajnim dhe me shumë disiplinë.
KOHA: Po për ato shqiptarë?
Shqiptarë ka shumë që kanë arritur diku edhe pse ka shumë që kanë arritur diku edhe pse me më pak disiplinë se lojtarët europian.
KOHA: Keni raporte miqësore me dikë?
Jo.
KOHA: A mbani dietë për të pasur trupin në formë?
Po, por jo rregullisht.
KOHA: A jetoni nën presionin e pozicionit që keni?
Ndoshta pak po.
KOHA: Për shkak të famës a fshiheni ndonjëherë nga opinion?
Jo.
KOHA: A jeni vetëkritik?
Po shumë.
KOHA: Kur e merrni topin, i mendoni opsionet tuaja, apo bëni lojë spontane?
Mendoj shumë opsione.
KOHA: Përveç futbollit, a merreni me ndonjë sport tjetër?
Jo, vetëm me futboll.