Bukuresht, 6 nëntor – Përfaqësuese rumune në Komisionin Evropian do të jetë eurodeputetja Adina Valean, informon portali Euroaktiv.
Qeveria e re rumune sot nominoi dy eurodeputet të saj, Adina Valean dhe Zigfrid Murashan, transmeton gazeta KOHA.
Sipas burimeve të Euroaktiv, kryetarja e re e KE-së, Ursula fon der Lajen ka insistuar në nevojën për përfaqësim të drejtë gjinor në Komision, edhe pse Qeveria rumune më shumë e ka dashur Mureshan.
Portali ka marrë informacion se Rumania do ta fitojë dikasterin për zgjerim, e jo të komunikacionit, siç ishte planifikuar paraprakisht. Në këtë mënyrë ky dikaster do t’i takojë Hungarisë.
Kritikuesit, megjithatë, tregojnë se Fon der Lajen nuk ka insistuar për komisare në rastin e Francës, kur Tieri Bertion e zëvendësoi kandidaten e refuzuar Silvi Gular derisa në rastin me Rumani megjithatë e ka bërë këtë.(koha.mk)