Shkup, 21 dhjetor – Mevlan Adili nuk do të jetë më futbollist i UTA Arada nga Rumania, bën të ditur gazeta KOHA. Këtë vendim mbrojtësi shkupjan e ka sjell sot, derisa në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ka falënderuar tani më ish-klubin e tij, drejtuesit, stafin teknik, lojtarët dhe futbollist.
“Pas bisedimeve që pata me kryetarin e klubit vendosëm të ndërpremë bashkëpunimin para kohe. Kisha edhe gjashtë muaj kontratë por ja që me marrëveshje të njëjtën siç thash po e ndërpres para kohe”, u shpreh Adili.
“Sinqerisht njëherë dua të pushoj dhe më pas do të vendos se çka do të bëj. Kuptohet kjo punë është e menaxherit tim Meriton Berisha dhe bashkërisht do të vendosim për të ardhmen time”, deklaroi për KOHA, Adili.
Cekim, para disa ditë menaxheri i mbrojtësit shkupjan Meriton Berisha për gazetën KOHA konfirmoi se janë në bisedime me KF Shkëndija dhe ekziston mundësia që futbollisti i tij të vesh sërish fanellën kuqezi.