Berlin, 26 mars – Prodhuesi gjerman i pajisjeve sportive Adidas arriti deri në numrin prej një milionë atlete të shitura të punuara prej plastikës së ricikluar, e cila në vitin 2017 u nxor prej oqeani.
Adidas, në bashkëpunim me organizatën ekologjike “Parley for the Oceans”, në vitin 2016 prezantoi tre versione të reja Ultra-Bust atlete të cilat janë punuar prej mbeturinave plastike. Qëllimi kryesor është zvogëlimi i mbeturinave në oqeane.
“Vitin e fundit shitëm një milionë atlete të punuara prej plastike e cila është nxjerrë prej oqeaneve”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Adidasit, Kasper Rosterd për televizionin Si-en-bi-si.
Për secilin çift atletetsh mesatarisht janë përdorur 11 shishe plastike.