Firma gjermane e veshmbathjeve, Adidas, së shpejti do të lëshojë në treg për herë të parë atletet 3D. Adidas të premten ka bërë të ditur se do të pasurojnë tregun me atletet 3D, falë teknologjisë së re të zhvilluar. Tashmë këto atlete do të prodhohen më shpejt dhe do jene më cilësore, krahasuar me prodhimet e kaluara për të cilat Adidas’it i nevojitej një orë e gjysme për një palë atleteve, kurse tani, ju nevojiten vetëm 20 minuta. Këto atlete të reja quhen Futurecraft, dhe kompania synon që t’i lëshojë në treg 5,000 palë atlete të këtij lloji në vjeshtën e këtij viti, ndërsa plot 100 mijë sosh deri në fund të vitit 2018. Çmimet nuk janë bërë publike ende.