Presidenti hungarez, Janosh Aderi, e nënshkroi ligjin kontestues, me të cilin mundësohet që të gjithë azilkërkuesit, duke i përfshirë minorenët më të moshuar se 14 vjeç, të mbahen në paraburgim në kampet kontejnerë kufitare. Ader ligjin e nënshkroi të mërkurën, në ditën kur në atë vend shënohet festë shtetërore në kujtim të revolucionit hungarez të vitit 1848 kundër monarkisë së Habsburgut, thuhet në faqen e Parlamentit hungarez. Presidenti hungarez e aprovoi ligjin edhe krahas kundërshtimit të grupeve të numërta për mbrojtje të së drejtave të njeriut. UNICEF-i vlerësoi se ky vendim është dëshpërim i madh për të gjithë fëmijët, tek të cilët do të ndikojë ligji i ri. “Paraburgimi asnjëherë nuk është në interes më të mirë për fëmijën”, njoftoi Agjencia. Ligji i ri është vepër e “mbylljes legale të kufijve” të Qeverisë hungareze, gjegjësisht një sërë rregullash, të cilët së bashku me gardhet e ndërtuara në vitin 2015 në kufirin me Serbinë dhe Kroacinë, duhet t’i mbajnë emigrantët jashtë vendit. Kryeministri hungarez Viktor Orban pohon se ligji i ri për refugjatët në pajtueshmëri me standardet ligjore të Bashkimit Evropian.