Shkup, 29 tetor – Zëdhënësi I Bashkimit Demokratik për Integrim Arbër Ademi, në paraqitjen e parë menjëherë pas mbylljes së vendvotime doli me prononcim ku zgjedhjet I vlerësoi të rregullta, demokratike dhe pa pengesa. “Falënderojmë çdo votues, qytetar dhe aktivist të BDI si dhe institucionet shtetërore për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në rrethine dytë. Procesi sapo ka përfunduar, votimet janë mbyllur ka filluar numërimi. Në paraqitjen e ardhshme do të dalin me rezultatet për kandidatët e BDi-së të cilët dolën fitues që në rrethin e parë zgjedhor”, tha Ademi.