Shkup, 11 prill – Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi tha se VMRO-ja tek 1/3 e qytetarëve shqiptarë ka etiketën e një partie antishqiptare, albanofobe.
“Ju edhe bojkotin mund do ta ndërpritni vetëm të pamundësohet miratimi i një ligji siç është ai i gjuhëve. Me të vërtetë e vajtojë udhëhëqësinë e re të VMRO-së, votat e shqiptarëve të LSDM-së ishin vota kundër jush. Ne debatin në parti dhe koalicionin qeveritar e bëjmë hapur. Nga shkon Maqedonia… nga Brukseli dhe Uashingtoni na vijnë sinjale pozitive, kemi shansin historik që të zgjedhim një problem që nuk është me fajin tonë. Qeveria ka nevojë për mbështetje”, ka thënë Ademi. /Medial.mk/