Shkup, 19 prill – Në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sot u pritën nxënësit e shkollës fillore “Blazhe Koneski” nga Prilepi, të cilët në konkurrencë me skuadra nxënësish nga 13 shkolla e zunë vendin e dytë në garën rajonale për kodim, që u mbajt gjatë kohës së Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor në Beograd, nën organizimin e Këshillit Britanik.
Gara në fjalë është pjesë e programit trevjeçar “Shkolla të shekullit 21”, që kohë më parë filloi të implementohet në 6 vende nga rajoni, duke përfshirë edhe vendin tonë, me përkrahja të tërësishme financiare dhe logjistike të Qeverisë Britanike. Qëllimi i këtij programi është që nxënësit të përvetësojnë aftësi të reja digjitale dhe t’i zhvillojnë aftësitë për mendimin kritik dhe zgjidhen e problemeve, ndër të tjera edhe përmes përdorimit të pajisjeve mikrobit.
Gjatë kësaj gare, në të cilën nxënësit kishin për detyrë të bëjnë projekt me të cilin do të zgjedhin ndonjë problem me ndihmën e pajisjes mikrobit, nxënësit nga Prilepi e prezantuan sistemin e tyre për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave nga fatkeqësitë në komunikacion. Projekti i titulluar “Sistemi i informacionit transportues me përdorimin e mikrobitit”, zuri vendin e dytë së bashku me një projekt të nxënësve nga Kosova.
Ministri Ademi, siç citohet në njoftim, i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësin-mentorin e tyre për suksesin e arritur dhe për prezantimin dinjitoz të vendit. Gjatë takimit ai u ka ndarë edhe mirënjohje për rezultatet e arritura në këtë garë rajonale.
“Shpresoj që kreativitetin që dëshmuat se e posedoni do të vazhdoni ta ndërtoni dhe ta konkretizoni edhe më tej gjatë jetës, nëpërmjet angazhimit adekuat të punës apo, edhe më mirë, duke krijuar biznes personal që do të jetë profitabil, këtu në vendin tuaj. Dua t’ju bind se jemi duke bërë përpjekje maksimave dhe do të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën që t’i mbështesin idetë dhe synimet e juaja dhe, gjithsesi, t’ju mbajmë këtu në vendin tuaj për të realizuar kapacitetin që e posedoni. Ju jeni e ardhmja e kësaj shoqërie”, theksoi Ademi.
Ai ka falënderuar edhe Këshillin Britanik dhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, të cilët, siç theksoi Ademi, mundësuan që edhe nxënësit e vendit tonë t’i ndjejnë përfitimet nga programi “Shkolla të shekullit 21” dhe të marrin pjesë në garën rajonale, të cilët edhe e justifikuan mundësinë e dhënë.
Përveç ekipit nga SHF “Bllazhe Koneski” nga Prilepi, në garën rajonale për kodim mori pjesë edhe ekipi i SHF “Shën Cirili dhe Metodi” nga Shkupi. Vendin e parë në këtë garë rajonale e zuri ekipi nga Bosnja e Hercegovina me projektin për Shtëpi smart që drejtohet nga sensorët dhe lidhet me aplikacion mobili, ndërsa vendi i tretë i takoi skuadrës nga Mali i Zi.