Shkup, 28 qershor – Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës realizoi takim pune me Dritëro Kasapin, drejtorin e “Riksteatern”, Teatrin Kombëtar Suedez.
Shkupjani Dirëto Kasapi, arsimin e tij e ka mbaruar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Maqedoni. Kasapi ka 20 vjet përvojë si regjisor në Suedi dhe Evropë, ku ka mbajtur disa pozita udhëheqëse, si menaxher dhe drejtor artistik.
Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit midis institucioneve teatrore të vendit tonë me Teatrin Kombëtar Suedez, që është një nga shtëpitë më të famshme teatrore në Mbretërinë e Suedisë.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësinë e krijimit të projekteve të bashkëprodhimit që në të ardhmen mund të prezantohen para publikut të të dyja vendeve.