Shkup, 24 mars – Ministri për Diasporë, Edmond Ademi, në kuadër të vizitës së tij në Kroaci, sot në Zagreb realizoi takim me Bashkësinë e maqedonasve në Kroaci.
Ministri Ademi njoftoi të pranishmit me Strategjinë e sapo miratuar për bashkëpunim me diasporën, si dokument i parë që do të avancojë bashkpunimin e ndërsjellë mes shtetit dhe diasporës me qëllim realizimin e aktiviteteve që dalin nga Strategjia dhe Plani i veprimit.
Shoqatat që veprojnë në Kroaci kanë kërkuar përkrahje për aktivitetet e tyre në Kroaci. Ademi është zotuar që organizatat do ta kenë përkahjen dhe ka inkurajuar të njëjtit të vazhdojnë me punën e tyre aktive në promovimin e velrave dhe kulturës së Republikës së Maqedonisë Veriore në Kroaci.
Ndryshe, Ademi sot pasdite, vizitojë edhe vendin ku ndërtohet kisha orthodokse maqedonase në Zagreb si dhe realizoi takim edhe me at Kirko Velinski.