Shkup, 30 tetor – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, dje u takua me Këshilltaren e Drejtorit ekzekutiv të Bankës Botërore, zonjën Nina Fiti Nedellkovska, е cila e përfaqëson Maqedoninë në këtë institucion. Në këtë takim u diskutua për efikasitetin e projekteve të përbashkëta, të cilat realizohen në sferën e arsimit dhe për përcaktimin e aktiviteteve të ardhshme me të cilat do të avancohet cilësia e sistemit nacional arsimor, si edhe hapat e mëtejshëm për përmirësimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Botërore. Banka Botërore në Republikën e Maqedonisë është e pranishme tanimë 25 vjet, dhe me ndihmën e saj janë realizuar mbi 70 projekte. Në sferën e arsimit, me ndihmën e Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë është realizuar projekti “Modernizimi i arsimit”, si dhe projekti “Zhvillimi i shkathtësive dhe përkrahjes së inovacioneve”.