Ademi: Shkollimi në gjuhën frënge tregues i miqësisë midis dy popujve

6

Shkup, 20 shkurt – Ministri i Arsimit dhe Shkencës,  Arbër Ademi, së bashku me ambasadorin e Francës, Kristijan Timonie, sot vizituan shkollat fillore “Naum Naumovski – Borçe” dhe “Vëllazërimi” ku gjuha franceze mësohet si lëndë e posaçme mësimore, respektivisht mësimi zhvillohet tërësisht në gjuhën franceze.

“Qëllimi ynë është që simbolikisht ta ndajnë rëndësinë dhe të shprehim përkrahjen tonë për përhapjen dhe të mësuarit e gjuhës franceze në shkollat dhe pranimin në masë sa më të madhe të kësaj gjuhe nga të rinjtë e vendit tonë, sepse bëhet fjalë për një nga gjuhët më të përhapura, respektivisht një nga gjuhët që është pozicionuar më së miri në hartën e gjuhëve që përdoren në nivel botëror, ndaj të mësuarit dhe aplikimi i kësaj gjuhe është privilegj për secilin individ”, deklaroi ministri Ademi.

Ministri Ademi, siç njoftojnë nga ministria,  me këtë rast potencoi se njohja e gjuhëve është mundësi për pasurimin e njohurive, e sidomos për kulturën e tjetrit, respektivisht të popujve tjera, si dhe bazë për komunikim të ndërsjellë dhe vendosjen e miqësive të reja në përmasa globale.

Sipas Ademit, mbështetja për të mësuar gjuhën franceze është minimumi që Ministria e Arsimit dhe Shkencës mund të bëjë për Francën mike, shtet ky i cili e përkrah vendin tonë në rrugën drejt euro-integrimeve, në zhvillimin e arsimit, si dhe në shumë sfera të tjera në shoqëri.

Comments are closed.