Shkup, 15 janar – Futbollistët e Dinamo Zagrebit në kuadër të përgatitjeve dimërore zhvilluan edhe ndeshjen e parë kontrolluese në Rovinj. Djemtë e trajnerit Cvitanoviq shënuan fitoren të thellë 5-0 ndaj seleksionuit të Istra.
Ndryshe, në mesin e golashënuesve u gjend edhe futbollisti shqiptar Arijan Ademi, i cili shënoi golin e dytë, ndërsa golat tjerë u shënuan nga Sosa, Soudani dhe në dy herë Fioliq. Golin, Ademi i cili ishte edhe kapiten i skuadrës, e shënoi me kokë pas asistimit të Soudanit. Ndërkohë, Ademi luajti titullar, kurse në njëmbëdhjetëshin e parë u gjend edhe kosovari Rahmani.
Pas kësaj ndeshje, Dinamo rikthehet në Zagreb, ndërsa futbollistët do të kenë dy ditë pushim, kurse të mërkurën në mëngjes do të udhëtojnë në Belek të Turqisë, ku do të qëndrojnë deri më 31 janar. Nga klubi njoftojnë se për fazën e dytë të përgatitjeve janë planifikuar edhe disa ndeshje kontrolluese. (B.K.)