Ademi – Ruzhiq: Reaktivizim i komisionit të përzier ndërqeverutar për mbrojtje të pakicave në Serbi dhe në Maqedoni

Beograd, 22 maj  – Pas 14 viteve nga nënshkrimi i marrëveshjes bilaterale mes Serbisë dhe Maqedonisë, dy shtetet arritën marrëveshje për reaktivizim të komisionit të përzier ndërqeveritar për mbrojtje të të drejtave të pakicave.

Në takimin e sotëm të ministrit të diasporës, Edmond Ademi dhe ministrit serb për administratë shtetërore dhe vetëqeverisje lokale, Brnako Ruzhiq është arritur marrëvesdhje që komisioni ndërqeveritar takimin e vet të parë ta realizojë në tetor.

“Shperesoj se komiteti i përzier ndërqeveritar në vjeshtë do të takohet për herë të parë prej vitit 2004 kur edhe është nënshkruar marrëveshja, ndërsa gjithasesi këtu janë tetori dhe nëntori kur janë edhe zgjehdjet për këshillat nacional dhe besoj se e tërë kjo do të kalojë në rendin më të mirë të mundshëm dhe në interes të pakicës nacionale maqedonase në Serbi”, deklaroi Ademi.

Ndryshimet e ligjeve për zgjedhjet dhe punën e Këshillave nacional të pakicave në Serbi, mes të cilave edhe ai maqedonas, ishin në fokus  të bisedimeve të dy ministrave.

Sipas Ruzhiq, komisioni i përzier ndërqeveritar është një ndër modelet që mund t’i lirojë vendet nga çështjet e politikës ditore të cilat në Ballkan janë aktuale përhwerë dhe të ndihmojë që qeveritë të fokusohen në interesat e dy shteteve, të shtetasve të tyre dhe të politikave të pakicave.

Në Serbi sipas regjistrimit të fundit prej vitit 2011, 22.755 persona janë deklaruar si pjesëtarë të nacionalitteit maqedonas. Sipas vlerësimeve jozyrtare në Serbi jetojnë mbi 100.000 maqedonas.