Shkup, 9 tetor – Përfaqësuesja e Maqedonisë ka arritur fitore të thellë përballë Lihtenshtajnit, duke e mundur me rezultatin 4-0.
Një mbrëmje në të cilën kanë shkëlqyer futbollistët shqiptar, Visar Musliu, Enis Bardhi dhe Arian Ademi të cilët arritën të shënojnë gola. Derisa, ky i fundit, pas dy viteve u rikthye me gol, që ishte edhe momenti më i mirë i ndeshjes. Ndryshe, një gol e shënoi Aleksandar Trajkovski.
Marrë në përgjithësi, Maqedonia arsyetoi epitetin e favoritit dhe pa shumë probleme arriti fitore, duke vazhduar me paraqitjet e mira, sidomos pas atij barazimi të madh përballë Italisë të premten. Ndërkohë, kjo ishte ndeshja e fundit për Maqedoninë në eliminatoret për KB “Rusi 2018”, ndërsa në tabelën e klasifikimit përfundoi në pozitën e pestë me 11 pikë të grumbulluara, respektivisht tre fitore, dy barazime dhe pesë humbje. (koha.mk)