Raporti i Bankës Botërore për gjendjen në arsimin e Maqedonisë hollësisht do të analizohet edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe me të gjitha palët e prekura në vend do të krijojmë politika për përmirësimin e gjendjes, ndërsa këtë tashmë edhe e bëjmë, porositi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.
“Për ne janë të mirëseardhur çfarëdolloj raporti kredibil përmes të cilave e pasqyrojnë gjendjen reale në shtetin tonë dhe në sistemin tonë arsimor. Përmes tyre mund të shohim dhe të kemi fotografi të qartë deri ku jemi dhe nga ajo të varen politikat tona për përmirësimin e gjendjes në sistemin tonë arsimor, deklaroi Ademi në përgjigje në pyetjen gjatë manifestimit “Së bashku ndërtojmë ura” që sot realizohet në Guacën e parkut të qytetit në Shkup.
Hulumtimi i Bankës Botërore tregon se vetëm 50 për qind e fëmijëve të lindur prej tani në Maqedoni mund të jenë më produktiv dhe më efikas në të ardhmen duke pasur parasysh mangësitë e sistemit arsimor nëpër të cilat kalojnë. Sipas raportit, fëmijët në Maqedoni kur dalin nga sistemi arsimor në moshën 18 vjeçare kanë njohuri sikur fëmijët e moshës 11 vjeçare në vendet tjera.
Për akuzën e një pjese të punonjësve arsimor të Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë se u janë shkurtuar ditët e pushimit, Ademi tha se nëse eventualisht ka situata të tilla do të shqyrtohen edhe në suaza të Ministrisë, por edhe me sindikatat, sepse, siç tha, është detyruar dialogun social ta kultivojnë me të gjitha palët e prekura.
“Edhe sivjet është ruajtur procedura e njëjtë që është zbatuar vite prapa kur bëhet fjalë për të drejtat dhe obligimet e të gjithëve të cilët janë përfshirë në sistemin arsimor, ndërsa ajo është të firmoset marrëveshja me sindikatën më përfaqësuese. Në rastin tonë për rritje të pagave për pesë për qind për të gjithë punonjësit arsimor por edhe për të drejtat tjera dhe obligimet të cilat dalin nga Marrëveshja kolektive dhe marrëveshjet që i firmosim me SASHK është ruajtur procedura e njëjtë dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë diskriminimi. Ato të drejta vlejnë për të gjithë që janë të punësuar në arsim”, potencoi Ademi.
Ai theksoi se përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë ishin në takime te ai para se të firmoset marrëveshja me SASHK si sindikatë më përfaqësuese në fushën e arsimit.