Kumanovë, 24 qershor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ndërmori të gjitha aktivitetet dhe koordinohet me institucionet tjera që t’u mundësojë nxënësve të shkollave të mesme nga gjimnazi i Kumanovës “Sami Frashëri” që të transferohen në objektin e ish-ZIK, ku tani mbahet mësimi, në ish-kazermën “Hristijan Todorovski – Karposh”, informon gazeta KOHA.
Këtë e deklaroi ministri Arbër Ademi, i cili sot në Kumanovë mori pjesë në diskutimin publik nga seria që MASH i organizon përmes qyteteve në vend për projekt-ligjet për arsimin fillor dhe për mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesionistë.
Duke u përgjigjur në pyetjen Ademi deklaroi se tre objekte nga ish-kazerma janë në pronësi të MASH, se si institucion janë në komunikim të përhershëm me Agjencinë për planifikim, hapësinor ku përpunohet Plani urbanistik detajor (PDU) dhe se bashkë me të edhe me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve punojnë në procedurat administrative. Pastaj MASH, siç tha, do të shpallë furnizim publik për dokumentacion teknik, ndërsa pastaj edhe furnizim publik për realizimin e aktiviteteve ndërtimore. Pret se këto pengesa administrative do të tejkalohen. (koha.mk)