Shkup, 25 qershir – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ka pritur në takim Besir Alilin, Kampionin Evropian në Mundje, që fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Firencë të Italisë.
Ademi ka vlerësuar lartë suksesin e Alilit dhe të stafit në Kampionin Evropian në Mundje, të cilët i sollën vendit medaljen e artë.
Ministri Arbër Ademi ka porositur të rinjtë që të ndjekin shembullin e Besir Alilit, që me punë dhe përkushtim të përfaqësojnë vendin me sukses në garat ndërkombëtare.
Gjithashtu, në seancën e sotme të Qeverisë, me propozim të Arbër Ademit, Qeveria e RMV-së ka vendosur që Kampionit Besir Alili ti ndahen 1 milion denarë si dhe trenerit të tij 300 000 denarë.
Postimi i plotë i Arbër Ademit:
“Urime Kampion!
Sigurisht se ndihem krenarë kur takoj Kampion, ashtu siç prita në takim sot Besirin, Kampionin Evropian në Mundje, që fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Firencë të Italisë.
Gjithashtu, në seancën e sotme të Qeverisë, propozova që Kampionit Besir Alili ti ndahen 1 milion denarë si dhe trenerit të tij 300 000 denarë, i cili propozim edhe u miratua.
Shpresoj që shumë të rinj të ndjekin shembullin e Besirit dhe të i sjellin vendit medalje nga Kampionate të ndryshme botërore.”