Shkup, 20 qershor – Numër shtesë paralelesh nuk do të lejojmë, por do të ndërmarrim masa atje ku nevojitet pa e rritur numrin e paraleleve të tejkalohen disa situata. Ende jemi në proces të konsultimeve me të gjitha palët e përfshira dhe do të sjellim vendime të cilat janë në pajtim me përcaktimet tona, por edhe me kërkesat e shkollave, të nxënësve duke i respektuar kriteret të cilat janë të qarta dhe të sakta.
Këtë sot e deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi lidhur me numrin më e madh të të paraqiturve nga vendet e parapara me konkursin për regjistrim në shkollat e mesme.
“Do t’i japim përparësi arsimit të mesëm profesional. Nëse i rrisim kuotat për gjimnazistët kjo shkon në dëm të arsimit të mesëm profesional. Dërgoj apel deri te nxënësit në afatet e regjistrimit të regjistrohen në shkolla të mesme profesionale. Kjo do të jetë në dobi të tyre duke pasur parasysh se kuadro të tilla na duhen tregun e punës dhe do të kenë më shumë mundësi të punësohen menjëherë në kompani”, shtoi Ademi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas promovimit të programit Upshift për sipërmarrësi sociale.