Në hapësirat e Sekretariatit për çështje evropiane sot zëvendëskryetari i qeverisë Arbër Ademi ka realizuar takim me Kolin Volf nga Drejtoria e përgjithshme për politika fqinjësore dhe zgjerim- NEAR. Në takim, siç kumtoi SÇE është biseduar për situatën aktuale në shfrytëzimin e fondeve IPA, si dhe për mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit rajonal. Zëvendëskryeministri Ademi, si koordinator i fondeve IPA, ia ka kumtuar Volfit prioritetet në shfrytëzimin e fondeve IPA, një sistem të decentralizuar të shfrytëzimit të këtyre financave në përputhje me prioritete e qeverisë dhe axhendës evropiane. Ademi ka theksuar se ndihma e IPA fondeve është e një rëndësie të veçantë në përmbushjen e reformave veçanërisht në këtë periudhë pas zgjedhore.