Shkup, 22 maj – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ende nuk janë dorëzuar emrat e ministrave dhe zëvendësministrave, edhe pse kryeministri Zoran Zaev dje tha që në mëngjesin e sotëm do e dorëzoj listën me emrat e ri të formacionit të tij qeveritarë. Burimet tona brenda Qeverisë thonë se të gjithë po e presin vendimin përfundimtarë të Zaevit dhe se nuk dihet saktë se kur do të dërgohet lista me emra në Kuvend për miratim.
Jo-zyrtarisht mësohet se rokada më e madhe do të bëhet mes Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Arsimit. Arbër Ademi mësohet të jetë emri i ri për të parin e Arsimit, ndërsa Renata Deskoka mësohet do synoj të parën e Ministrisë së Drejtësisë. Burimet thonë se postin e zëvendësministrit të Arsimit ia kanë lënë deputeti aktual i LSDM-së Petar Atanasov.
Asim Musa nga radhët e BDI-së, dega Strugë, mësohet të jetë zv/ministri i ardhshëm i Shëndetësisë. Derisa më parë u bënë publike se Bardhyl Dauti nga PDSH-ja do të udhëheq me Ministrinë për Investime të Huaja ndërsa Musadik Beqiri do të jetë i dyti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Lëvizjes Besa së Afrim Gashit i është besuar Ministra e Kulturës, ndërsa mëshohet se partia e Gashit po lufton për dy zëvendësministra.