Shkup, 5 korrik – Si ministër do të tentoj për kulturë të barabartë për të gjithë, pa përparësi dhe selektim negativ. Të gjitha komentet dhe informacionet të cilat i dëgjojmë do të tentoj që t’i anulojmë dhe secili etnitet ta ndjejë Ministrinë e Kulturës si të tyren. Në këtë drejtim do të jenë edhe sugjerimet e mia deri te anëtarët e komisioneve gjatë zgjedhjes së projekteve për financim nga Ministria, tha sot Asaf Ademi në pres konferencën e parë të tij një muaj pas marrjes së funksionit.
Kumtoi se punët në Ministrinë e Kulturës zhvillohen në vazhdimësi, për të cilën buxheti në vitin 2018 është 927.060.188 denarë, deri më tani janë realizuar 42 për qind, ndërsa deri në fund të vitit pritet realizimi të arrijë 90 për qindëshin. Po bëhen sanime, rikonstruksione dhe adaptim të ndryshimeve të ligjeve të cilat dalin nga Strategjia e miratuar kombëtare për zhvillim të kulturës 2018 – 2022 – Marrëveshja kolektive për kulturë, Draft-ligji për interesin publik në kulturë, ndryshime në Ligjin për të drejta autoriale dhe ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Prioritet është decentralizimi në kulturë.
Sepse kjo është qeveri reformatore, tha Ademi, mbesin të përkushtuar në realizimin e të gjitha reformave të nevojshme dhe për këtë qëllim janë formuar 20 grupe të punës nga persona të jashtëm profesionistë. Një pjesë e tyre tashmë e kanë përfunduar ose po e përfundojnë punën.
Kumtoi se obligimet e përgjithshme sipas evidencës kontabël të Ministrisë së Kulturës deri më 31 maj të vitit 2018 ishin 1.375.344.089 denarë.
“Duke filluar nga 4 qershori i vitit 2018 janë dorëzuar të gjitha marrëveshjet e lidhura sipas Programit vjetor për evidentimin kontabël të tyre që paraqet hap të rëndësishëm para në shfaqjen reale të detyrimeve financiare. Pikërisht kjo ishte theksuar edhe në raportin e Entit Shtetëror për Revizion për punën e Ministrisë së Kulturës në vitin 2016”, tha ministri i Kulturës.
Në mesin e detyrave të Ministrisë është që të gjendet zgjidhje për një numër të madh të librave të botuar nga pesë projektet kapitale botuese të Qeverisë së kaluar nga të cilat, tha Ademi, shumë shembuj qëndrojnë në bodrume dhe do të duhet të distribuohen. Në seancën e Qeverisë do të dorëzohet Informacioni për zgjidhjen me propozim që të ndryshohet vendimi për listën e institucioneve të cilat duhet të marrin shembuj nga librat gjegjësisht të përfshihen edhe institucione të cilat deri më tani nuk i kanë marrë.
“Nga katër projekte në periudhën e kaluar është dorëzuar dokumentacion i rregullt për 83 libra, por nga marsi-prilli i vitit 2017 nga ana e Ministrisë së Kulturës nuk është pranuar asnjë libër. Shkaku për mos qasjen në shembujt e titujve të botuar nga projektet kapitale botuese të filluara nga qeveria e kaluar. Për momentin, një pjesë e shembujve të botuar janë vendosur në podrumet e Ministrisë dhe të institucioneve të tjera kombëtare”, tha Ademi.
Ministri tha se do të punohet në përmbushjen e rekomandimeve nga UNESKO për Ohrin. Në vazhdim është revizioni i Ligjit për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore botërore të rajonit të Ohrit dhe përgatitjen për revizion të Planit aksional.
Në pyetjen e gazetarëve se a ka kërkuar Ministria mendim nga UNESKO-ja në lidhje me restaurimin e Xhamisë së Ali Pashës në Ohër, që shkaktoi pakënaqësi të qytetarëve, Ademi u përgjigj se nuk ka dorëzuar kërkesë por se pret që të gjendet zgjidhje e pranueshme.