Shkup, 2 korrik – Ekipi i FC Shkupi ka zyrtarizuar përforcimin e ri, ndërsa fjala është për sulmuesin Ilirid Ademi, i cili vjen nga skuadra e Renovës, njofton “Albsport”, transmeton gazeta Koha.
Sulmuesi Ademi edhe pse kishte oferta të shumta, zgjodhi që të vesh fanellën e Shkupit, për të ndihmuar skuadrën bardhekaltër në sezonin e ri dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës.
Ademi në sezonin që lamë pas luajti me ekipin e Renovës ku kishte të shënuar pesë gola dhe dy asistime, ndërsa me Makedonija Gj.P ka shënuar dy gola dhe dy asistime. Më parë ai ka luajtur edhe me ekipin e KF Gostivari.
Ndryshe, për skuadrën nga Çairi, ky është përoforcimi i dytë, pasi më herët skuadrës iu bashkua portieri Artan Iljazi. Ndërkohë, nga skuadra janë larguar Sergio, Ilieski dhe Demir.