Fisnik NUHIU
Shkup, 2 dhjetor – E mërkura do të jetë e rezervuar për ndeshjet e javës së 14 të Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut.
Ekipi i Shkupit do të përballet me Bellasicën, ndërsa ndeshja do ta luhet në stadiumin pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Bardhekaltërit për shkak punimeve në fushën e Çairit, detyrohen të luajnë jashtë saj dhe kjo ndeshje parashihej të luhej në “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit, aty ku luajtën edhe disa ndeshje tjera paraprake në kampionat, por për këtë sfidë, palët Drejtuesit e Shkupit dhe FFM-së kanë arritur akord për të luajtur në stadiumin pranë FFM-së.
“Ndeshjen kundër Bellasicës rikthehemi që të luajmë në shtëpi, kemi tri ndeshje që kemi qenë mysafir dhe ishin ndeshje mjaft të vështira, mirëpo arritëm që në të tria përballjet mos të humbasim. Ndeshjen kundër Bellasicës mendojmë që të rikthehemi te fitorja dhe ta rikthejmë mentalitetin fitues që të jemi sa më afër kreut të tabelës”, deklaroi futbollisti i FC Shkupit, Ilirid Ademi.
Mungesa e vetme për FC Shkupin në këtë përballje do të jetë portieri Kristijan Naumovski.
Skuadra e Shkëndijës pas barazimit në fushë mysafire ndaj Struga Trim Lum të mërkurën do të luajë derbin e radhës përballë Makedonija Gj.P. Kuqezinjtë në dy përballjet e fundit në kampionat nuk kanë arritur më shumë se barazim, ndërsa kësaj radhe shpresojnë se ndaj Makedonija Gj.P do të rikthehen në rrugën e fitoreve.
“Sërish na pret derbi i javës ashtu si dy xhiro më parë ne si lider u përballem me vendin e dytë Shkupin, tani më presim Makedonija Gj.P, që kësaj ndeshje i jep një vlerë të shtuar, natyrisht neve duam fitore pasi duam vendin e parë, kemi ambicie për të qëndruar aty dhe për të fituar titullin, për më shumë në dy ndeshjet e fundit kemi barazuar që na imponon me çdo kusht të fitojmë këtë ndeshje për të përforcuar apo për të ruajtur vendin e parë. Makedonija Gj.P po bënë mirë këtë sezon dhe ne i rrespketojmë, neve do të dalim në fushë për të dhënë maksimumin dhe për ti fituar tri pikët”, deklaroi mesfushori i kuqezinjve, Mexhit Neziri.
Në përballjet tjera, ekipi i udhëhequr nga trajneri Qatip Osmani, Renova të mërkurën do të udhëton drejt Strumicës për tu përballur me vendasit e Akademija Pandev. Për strategun Osmani kjo do të jetë ndeshja e dytë në pankinën e “gjipspunuesve”, ku do të kërkon fitoren e radhës prej asaj të parës që mundi në shtëpi Borecin me rezultatin 1:0. Nga ana tjetër Boreci do të pres ekipin e Struga Trim Lum që këtë sezon janë duke shfaqur një formë të mirë duke u radhitët të katërtit në tabelën e klasifikimit. Ekipi strugan pret që edhe nga kjo përballje të merr rezultat pozitiv për të ruajtur diferencën e pikëve me tri pozitat e para. Në Kratovë, Sileksi do të jetë nikoqire e Vardarit, ndërsa Rabotniçki në shtëpi pret Pelisterin.
Të gjitha përballjet do të nisin në ora 13.