Shkup, 21 nentor – Ministri për Diasporë, Edmond Ademi,në emisionin “Rruga drejt” në Alsat duke u përgjigjur në pyetjen se a kanë të drejtë të rinjtë të largohen nga vendi, kur shohin heroizimin e deputetëve që hapën dyert më 27 prill, arratisjen e Gruevskit apo lirimin nga paraburgimi të Katica Janevës, thotë se kompromiset janë pjesë e politikës për të arritur qëllime strategjike të shtetit.
“Absolutisht pajtohem me tezën se drejtësia është bazë për zhvillimin e shumë proceseve të tjera. Kompromiset janë pjesë e jetës së përditshme, janë pjesë e politikës dhe ajo çfarë është me rëndësi bëjmë kompromise për të arritur qëllimin strategjik të shtetit”-pohoi Ademi.(koha.mk)