Shkup, 13 mars – Ministri i Kulturës Asaf Ademi, koordinatori kombëtar për kulturën dhe ish-ministër i Kulturës Robert Allagjozovski dhe këshilltarja e posaçme për kulturë e kryeministrit Cvetanka Laskova sot morën pjesë në debatin mbikëqyrës me temë Politikat kulturore dhe mënyra e miratimit të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës për projekte nga interesi kombëtar, me përqendrim të posaçëm në realizimin e Programit për vitin 2018.
Ministri Ademi gjatë fjalimit tha se publikimi i rezultateve nga konkurset vjetore të Ministrisë së Kulturës me mjete për informim publik, shkaktoi një serë reagimesh që hapën dialog të ri mes Ministrisë së Kulturës dhe opinionit.
Nga ana tjetër, theksoi ai, kjo tregon ndryshimin thelbësor të rregullores ligjore për kulturë, posaçërisht në pjesën e financimit.
“Si ministër i Kulturës dhe si njeri i cili thellë i respekton autorët dhe artistët nuk do të lejojë puna e tyre artistike dhe angazhimi të valorizohet në mënyrë joadekuate. Në këtë pikëpamje i ndërmorëm të gjitha mekanizmat ligjor. Afatin për vazhdimin e paraqitjes në konkurs e vazhduam për 30 ditë, ndërsa komisionet profesionale i shqyrtuan aplikacionet e parashtruara”, theksoi ministri.
U bëri thirrje të gjithë atyre që duan të konkurrojnë, në të ardhmen të dorëzojnë dokumentacion të plotë dhe ta respektojnë rregulloren ligjore.
Ademi tha se asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar të drejtën diskrete për vendosje gjatë financimit të projekteve, por këtë ua ka lënë ekipeve profesionale, të përbëra, siç tha prej profesionistëve shumëvjeçar në strukturë.
Deputetja e VMRO-DPMNE-së Magdalena Mansovska ka kërkuar nga ministri t’i dorëzojë biografitë të gjithë anëtarëve të komisionit.
“Nuk e kam nënshkruar programin me sy të mbyllur, por e respektojë mendimin e komisioneve dhe anëtarëve të tyre, u përgjigj ministri në pyetjen e deputetes Nora Ismailoska – Starova për rishqyrtimin e Programit vjetor për interes kombëtar në kulturë.
Ministria e Kulturës në Internet faqen e saj dje i publikoi rezultatet përfundimtare nga Konkurset vjetore për mbështetjen e projekteve nga interesi kombëtar në kulturë për vitin 2019.
“Pas rezultateve të publikuara fillimisht, pasi u vërejtën mangësi formale në dokumentacionin e një pjese të të paraqiturve dhe në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (neni 39 paragrafi 3) aplikuesve u është dhënë mundësia në afat përkatës t’i dorëzojnë sqarimet dhe dokumentacionin shtesë për ato. Gjithashtu, është bërë kontroll i hollësishëm i pikëve për secilin pikë prej konkursit, ndërsa u mbajtën edhe takime me një pjesë të operatorëve kulturorë, kumtoi dje Ministria.
Në debat morën pjesë edhe përfaqësues prej institucioneve shtetërore dhe shkencore dhe organizatave civile. Pas përfundimit të debatit Komisioni kuvendor për kulturë do të dalë me konkluzion.