Shkup, 21 prill – Me ftesë të Lidhjes Maqedonase në Suedi, ministri i angazhuar për Marrëdhëniet me Diasporën Edmond Ademi sot mori pjesë dhe iu drejtua Kuvendit Zgjedhor të kësaj organizate maqedonase në diasporë, njofton Kabineti i ministrit.
Ministri Ademi i ka njoftuar delegatët e pranishëm me punën e tij gjatë dhjetë muajve të kaluar duke theksuar se një nga qëllimet e tij është krijimi i bashkëpunimit institucional dhe komunikimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe diasporës.
Ministri Ademi ka theksuar rëndësinë e Strategjisë Kombëtare për Bashkëpunimin me Diasporën, një dokument që po përgatitet për herë të parë në Republikën e Maqedonisë, i cili analizon kushtet ekzistuese, sfidat, si dhe udhëzimet për veprim dhe vendosjen e bashkëpunimit të suksesshëm mes shtetit dhe diasporës.
“Madhësia e Lidhjes Maqedonase është veprimi si një organizatë jopolitike dhe jofitimprurëse në këtë hapësirë, por me një vizion historik, duke ruajtur vlerat themelore të shoqërisë maqedonase në tërësi në korniza europiane dhe në këto hapësira të kontinentit”, ka theksuar Ademi.
Mes tjerash, ministri Ademi i ka informuar delegatët e pranishëm edhe me punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në tërësi. “Ai theksoi se fokusi kryesor i Programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën 2017-2020 është zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e standardit të jetesës së qytetarëve nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrjeve vendase, kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që investojnë dhe hapin vende të reja pune. Lajm shumë i rëndësishëm për diasporën është miratimi i Projekt-ligjit për mbështetje financiare të investimeve nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, e cila përveç investitorëve vendas dhe të huaj përfshin mbështetje financiare dhe investime nga diaspora”, thuhet në kumtesën nga Ministria.
Lidhur me politikën e jashtme, Ademi ka theksuar përparimin e dukshëm të Republikës së Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike dhe si moment shumë i rëndësishëm theksoi Raportin e fundit të Këshillit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Raportin e Bashkimit Evropian, i cili në mënyrë përmbajtësore është me rekomandim të pastër për Republikën e Maqedonisë.
Në fund ministri Ademi është falënderuar për ftesën dhe në emër të tij, si dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të pranishmëve u ka uruar punë të mbarë edhe në të ardhmen, rezultate pozitive dhe rritje si Lidhje Maqedonase.