Maqedonia për shkak të krizës politike për herë të parë pas 20 viteve përparim po përballet me një rrezik që të pësojë regres në eurointegrimet. Është koha për vendime të drejta nga politikanët në drejtim të mbajtjes së rrugës eurointegruese, por edhe gatishmëri nga BE-ja për marrjen e vendimeve për zgjerim. Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime Arbër Ademi në fjalimin hyrës të garës studentore në oratori në temë “A e njoh mjaftueshëm BE-në?” të organizuar nga Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedoninë, Fakulteti Juridik, Fondacioni Konrad Adenauer dhe Delegacioni i BE-së në Maqedoni.
“Jam shumë i dëshpëruar se Republika e Maqedonisë, 9 Majin – Ditën e Evropës për herë të parë e feston në rrethana të tilla të rënda të krizës politike. Dhe kur për herë të parë pas 20 vitesh përparim është në skaj të humnerës, gjegjësisht në rrezik që të pësojë regres në procesin e eurointegrimeve. Prandaj nuk ka alternativë tjetër, tani është koha për vendime dhe vepra të drejta dhe se me qëllim që ta ruajmë ardhmërinë tonë dhe të gjeneratave tona të ardhshme dhe ata jeni ju evropianët e ardhshëm dhe anëtarët e ardhshëm të familjes së madhe evropiane. Tani nga ana e politikanëve është e nevojshme të veprohet në drejtim të realizimit të pritjeve të qytetarëve tanë, studentëve, atyre për të cilët duhet të sigurohet hapësirë politike dhe ekonomike që të punohet dhe të krijohen në vend dhe jashtë vendit”, theksoi zëvendëskryeministri Ademi. Pikërisht për këtë, shtoi, edhe krahas të gjitha ngjarjeve në vend është e nevojshme përmbajtja e qartë e perspektivës evropiane e cila do të jetë veçanërisht e rëndësishme për ardhmërinë e vendit.
“BE-ja mbetet destinacioni ynë ndaj të cilët synojmë, por për këtë qëllim që të qëndrojë edhe më tej valide duhet të ndryshojmë, të reformohemi dhe të vazhdojmë drejt drejtimit të vetëm të mundshëm dhe racional, dhe ajo është lëvizja drejt demokracisë, ndërtimit të institucioneve funksionale, vazhdimi me reforma të thella, gjyqësi të pavarur barazi për të gjithë dhe zhvillim të barabartë. Maqedonia nuk ka alternativë tjetër. Nga ana tjetër të gjithë ne por edhe ju të rinjtë duhet të ndjejmë se BE-ja është e gatshme të bartë vendim në drejtim të zgjerimit që t’i tejkalojë pengesat e brendshme dhe të hap rrugë për një Maqedoni evropiane me prosperitet dhe reformuese”, tha zëvendëskryeministri Ademi.
Ai me porosi edhe deri te studentët që t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë të cilat i ofrojnë programet dhe fondet e BE-së, strukturat e reja rajonale si RIKO për krijimin e fondit për një Maqedoni evropiane me lidhje miqësore me të gjithë fqinjët tanë, partnerët rajonal dhe me të gjitha vendet anëtare të bashkësisë euroatlantike. Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Josip Jurik, theksoi se BE-ja është një projekt i suksesshëm nuk vetëm për paqe, por edhe për demokraci dhe liri dhe se edhe pse Unioni për momentin po përballet me sfida dhe vendime të vështira për ardhmërinë e saj, megjithatë, shtoi, në to duket të shikohet si në një mundësi pragmatike për hapa të guximshme.
“Në mënyrë paradoksale ka edhe diçka pozitive në Bregzit. Kjo do t’i bëjë edhe më të vendosur ata që do të qëndrojnë në Evropë. Nga vendet të cilat janë kandidatë nga Ballkani. Pritet të ketë perspektivë të qartë për anëtarësimin në BE. Megjithatë për atë është e nevojshme implementim i një vizioni i cili sheh jashtë interesave personale”, tha Jurik. Profesor dr. Milleva Gurovska, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Maqedonisë theksoi se debati i sotëm dedikuar Ditës së Evropës, është veçanërisht i rëndësishëm pikërisht për shkak të situatës në të cilën sot gjendet Maqedonia, thotë, situatë e konfuzionit ku duhet të dalim nga labirinti ku fjala, dialogu u zëvendësuan me forcë dhe ta tejkalojmë gjithë këtë.
Gara studentore organizohet me rastin e Ditës së Evropës – 9 Maji, me pjesëmarrjen e studentëve nga universitetet e mëdha në vend. Manifestimi, tradicionalisht mbahet tani më 10 vjet në organizim të EDM, ndërsa sivjet nikoqir është USHCM-ja.