Shkup, 22 qershor – Ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë sot ishte i pranishëm dhe iu drejtua seminarit për përmirësimin e qasjes në muze “Muze për të gjithë”. Ngjarja është organizuar nga Komiteti Nacional i Maqedonisë (IKOM), në bashkëpunim me rrjetin e muzeve, ndërsa është mbajtur në Portën Maqedonia.
Ministri Ademi, duke i përshëndetur pjesëmarrësit, theksoi se shoqëria dhe të gjitha institucionet duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, që të sigurojnë kushte të barabarta për jetë të personave me nevoja të veçanta. Ai tha se ata njerëz duhet të trajtohen në pajtim me kërkesat dhe mundësitë e tyre dhe se nevojitet që institucionet të inkurajohen që t’i inkuadrojnë personat me nevoja të veçanta në aktivitetet e tyre dhe të sillen ndaj tyre sipas mundësive që i kanë. Ministri Ademi e potencoi papërshkueshmërinë e jetës, e pastaj e vuri theksin në nevojën për më shumë vetëdijesim të njerëzve të shëndoshë, sepse – siç tha ai – e ardhmja për të gjithë është e panjohur.