Ministri i Kulturës Asaf Ademi sot në orën 11:00 në Ministrinë e Kulturës do të pranojë funksionin nga ministri aktual Robert Alagjozovski. Ademi e merr këtë detyrë si propozim i partnerit të ri të koalicionit në Qeveri, Lëvizja Besa e Afrim Gashit, ndërsa u votua në Kuvend në seancën e së premtes.