Fisnik NUHIU
Bukuresht, 15 qershor – Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Austrisë në kuadër të kampionatit Evropian 2020, sot ka nisur përgatitjet për takimin e radhës atë ndaj Ukrainës që në program do të jetë të enjten me 17 korrik.
Njëri ndër futbollistët më të mirë në reprezentacionin e vendit tonë Arijan Ademi për gazetën KOHA, foli për humbjen ndaj Austrisë si dhe për ndeshjen e radhës atë ndaj Ukrainës.
KOHA: Arijan ku gaboi Maqedonia në humbjen me Austrinë?
ADEMI: Pjesa më e madhe e lojës ishte shumë e mirë, një përqendrim i vogël, veçanërisht në fund të ndeshjes, ata na ndëshkuan dhe shënuan gola, por pjesën më të madhe të lojës unë e vlerëosjë se ishim të mirë.
KOHA: Sa janë shanset e Maqedonisë ndaj Ukrainës për të dalë me rezultat pozitiv?
ADEMI: Kemi shanse të shkëlqyera dhe duhej të ishim real dhe thjesht të përqendruar në këtë Evropian të madh, çdo gabim i vogël kushton, ne duhet të bëjmë më të mirën tonë dhe të besojmë në një rezultat të mirë.
KOHA: Prej cilit lojtarë ukrainas pret rrezik më shumë?
ADEMI: Ka shumë lojtarë të mirë, Malinovski, Ziçenko, Jermolenko janë lojtarë cilësorë, thjesht mendoj se përparësia e tyre më e madhe është ajo fryma e tyre pozitive që kanë në fushë dhe atë që di unë është se kemi një punë të vështirë ndaj tyre.
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Ukrainës do të luhet të enjten në Bukuresht të Rumanisë në “Arenën Kombëtare” me fillim prej ora 15:00.