Ademi: Besoj se deri në shkurt një pjesë e madhe e objekteve ilegale në Ohër do të hiqen

Shkup, 14 korrik – Në gishtërinjtë e dy duarve mund të numërohen objektet ilegale nga tipi i shtëpive, objektet hotelierike apo hotelet në rripin e mbrojtur të Ohrit. Pjesa më e madhe prej 409 ndërtimeve nuk janë të gjitha me ndërtime të forta, në kuptimin e shtëpive, hoteleve, por një pjesë janë garazhe, rrethoja, një pjesë janë shkallë plotësuese, thotë ministri pa resor Edmond Ademi në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur se sa ndërtime ilegale do të largohen në afatin e dhënë nga UNESKO, Ademi thotë se kjo nuk është detyrë e Qeverisë, por detyrë e komunës dhe varet prej kapaciteteve dhe mundësive të saj.

“Shpresoj dhe besoj se deri në shkurt një pjesë e madhe, nëse jo të gjitha, të paktën një pjesë e madhe prej tyre do të largohen. Siç deklaroi kryeministri, nëse komuna nuk ka kapacitete dhe mundësi ta zgjidh këtë çështje, nëse i drejtohet Qeverisë, ajo do t’i dalë në ndihmë”, deklaroi Ademi.

Për pohimet e organizatave joqeveritare se në Baku nuk është prezentuar një ligj i njëjtë me atë që është dorëzuar në Kuvend, Ademi kategorikisht thotë jo dhe thekson se ky është proces.

“Në janar është dërguar versioni i ligjit. E dini, legjislativa dhe ligji është proces. Në prill është dërguar versioni i dytë në Baku, ai që është miratuar në seancën e Qeverisë. Nëse i lexoni konstatimet e Bakus, UNESKO e përshëndet vendimin e Qeverisë për miratimin e Ligjit që është tani në Parlament. Do të thotë nuk është e saktë se në UNESKO është dërguar një version tjetër, ndërsa në Parlament tjetër”, theksoi Ademi.

Sipas Ademit, i cili e kryesoi delegacionin e Maqedonisë në Baku në sesionin e 43-të të komitetit për trashëgimi botërore dhe kulturore, rekomandimet dhe vërejtjet e UNESKO-s për Ohrin nuk janë prej dje, por nga viti 2009, 2010 dhe 2013.

“Një pjesë të madhe të fajit se pse Ohri dhe rajoni i Ohrit janë në gjendje të tillë është falë qeverisë paraprake. Një pjesë e madhe e këtyre ndërtimeve ilegale me ligjin për legalizim kur është sjellë në vitin 2009 se janë në kohën atëherë. Tani situata është e tillë siç është, problemi është në duart tona dhe kjo Qeveri do t’i japë rezultatet”, deklaroi Ademi.

Një pjesë e rekomandimeve, thekson Ademi, tashmë janë plotësuar dhe pret që edhe obligimet e tjera të plotësohen pasi qeveria ka agjendë të qartë dhe afate për institucionet.

I pyetur se pse nuk kanë kërkuar ndihmë nga UNESKO, Ademi thotë se në Baku në kuadër të bisedimeve të cilat i ka pasur me organizatat eksperte IKOMOS dhe USCN është dakorduar mbështetje e ekspertëve. (koha.mk)