Shkup, 19 shtator – Ministri i Diasporës, Edmond Ademi së bashku me deputetin e Parlamentit Evropian, Knut Flekenshtajn sot i vizituan komunat e Haraçinës dhe Shuto Orizarës ku janë takuar me përfaqësuesit e pushteteve lokale, kanë biseduar me qytetarë dhe kanë inspektuar godinat të cilat ndërtohen me mbështetjen e fondeve të BE-së.
Siç kumtuan nga Koalicioni për Maqedoni evropiane, Ademi ka theksuar se mbështetja e BE-së është veçanërisht me rëndësi për komunat rurale dhe të vogla, por dhe se mjetet që BE-ja i ndan për Maqedoninë, do të rriten me afrimin tonë deri në anëtarësimin e plotfuqishëm.
“Mbështetja e BE-së për Maqedoninë arrin 90 milionë euro në vit, gjegjësisht çdo ditë ndahen nga 260 mijë euro për mbështetje në infrastrukturë, arsim dhe pushtetin lokal. Me fillimin e negociatave, ndërsa pastaj edhe me hyrjen në BE mbështetja në mënyrë shtesë do të rritet dhe kjo do të thotë edhe më shumë para për infrastrukturë, rrugë të reja, ujësjellës, kanalizim, shkolla dhe kopshte. Këto janë më shumë para për zhvillim lokal për të gjitha komunat, ndërsa me të edhe jetë më cilësore dhe më të mirë për të gjithë qytetarët”, porositi Ademi.
Gjatë vizitës së Haraçinës dhe Shutor Orizarës, deputeti në Parlamentin Evropian, Flekenshtajn porositi se Maqedonia ka mbështetje të fuqishme për hyrje në BE dhe se qytetarët duhet të dalin në referendum për ta shfrytëzuar shansin historik që është para tyre.