Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, u nda sot nga jeta në moshën 82 vjeçare.
I dhënë pas veprave të autorëve shqiptarë, ai kishte studiuar letërsi, por edhe drejtësi dhe pedagogji në Beograd, Prishtinë dhe Shkup.
Në vitet e 50-ta ai kishte publikuar shkrime të shkurtra në revistën “Jeta e Re” ku vinte në pah çështjet shoqërore, ndërkaq më 1958 e kishte botuar romanin e tij të parë, “Gjarpinjtë e Gjakut”.
Ai ishte arrestuar së pari herë më 1958, për opozitarizmin e tij ndaj qeverisjes autoritariste të liderit të atëkohshëm jugosllav, Josip Broz Tio.
Demaçi ishte dërguar në burg nga regjimi jugosllav edhe në periudhat 1964-1974 dhe 1975-1990.
Mirëpo, ai nuk kishte reshtur kurrë me aktivizmin e tij, duke iu bashkuar më pas edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.