Të jesh fytyrë publike e të mos përballesh me thashetheme sidomos rreth jetës private është e pamundur, pasi që pikërisht lëvizjet jashtë skenës muzikore ngjallin edhe më shumë interes tek publiku.
Në këtë aspekt këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri se ka pas fare të lehtë. Martesa e saj me avokatin milioner me nacionalitet maqedonas e në moshë 50 vjeçare nxiti shumë kritika te shqiptarët, shkruan “Kosovarja”.
Por, nuk kanë thënë kot se “dashuria triumfon mbi gjithçka”.
Dhe kështu Adelina ka përfunduar e lumtur në kraharorin e avokatit milioner ku edhe kanë një djalë së bashku të quajtur Jon.
Edhe pse kritikohet se si u martua me të, Adelina nuk ndalet me gjasë qëllimisht duke treguar se po jeton jetën si në përralla.
Bashkëshorti i saj kujdeset që asaj të mos i mungojë asgjë duke e mbuluar me dhurata të shumta të gjitha firmato.