Këngëtarja shqiptare e martuar me një maqedonas, Adelina Tahiri Markov, ka befasuar edhe njëherë për të mirë fansat e saj, transmeton Gazeta Metro.
Ajo duket se dëshiron të investoj më shumë dhe të pasurohet edhe më shumë, prandaj ka filluar një biznes të ri që mban emrin e saj, ‘Adelina’.
Adelina Tahiri po krijon brendin e ri të këpucëve me take, që janë sa elegante po as edhe moderne. Ajo ka bërë të ditur këtë me anë të një postimi në rrjetin social ‘Instagram’.
‘Comming soon’, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptojmë që shumë shpejtë do të dalin në shitje.