Adelina Ismaili është pozicionuar në përplasjen mes Dafinës dhe Taynës.
Reperja ka shpërndarë diss-in në profilin e saj duke u shprehur:
“Si më ka ikur kjo. Tjetër nivel. Të flasim për komplekset babe”
Adelina ka realizuar edhe një bashkëpunim me Rinën por si duket kjo nuk e ka penguar në pozicionimin e saj për Taynën në këtë mes.
Ndërkohë që dihet tashmë se motra e saj Zanfina ka shumë raporte të mira me Dafina Zeqirin dhe nuk dihet si do të vazhdojë kjo lojë.
Ndryshe, në Instagram, Adelina ndiqet nga Tayna kurse Zanfina ndiqet nga Dafina.