Adele tani është këngëtarja më e pasur në Britani dhe në Irlandë, pasi pasuria e saj është rritur gati 50% nga viti i kaluar. Sipas listës vjetore të “Rich List Sunday Times”, shifra e deponimit të saj në bankë është fryrë për 85 deri në 125 milionë paund. Përveç Adele artisti tjetër që kryeson listën e personave me më së shumti fitime, është edhe Paul McCartney dhe gruaja e tij Nancy Shevell. Mbrapa nuk mbetet as grupi U2 që vitin e kaluar kanë fituar një shumë tejet të madhe parash falë koncerteve të radhës.