Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, në një prononcim lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, tha se kanë dërguar një ekip në Turqi, dhe se do të arrestojnë secilin të përfshirë në vrasjen e tij, raporton Anadolu Agency.
Komentet e ministrit saudit al-Jubeir, u bënë nga kryeqyteti indonezian, Xhakartë, ku po qëndron në një vizitë zyrtare. Pas takimit të sotëm me homologen e tij indoneziane Retno Marsudi, mbajti një konferencë për mediat në të cilën tha se në takimin e djeshëm me presidentin e atij vendi, Joko Widodo, ka biseduar edhe mbi vrasjen e gazetarit Khashoggit.
Ai tha Arabia Saudite ka nisur një hetim gjithëpërfshirës, për të shtuar se hetimi do të zbardh të gjitha detajet dhe mekanizmat të cilët do të duhet të ndërmerren që raste të tilla të mos përsëriten.
Marsudi tha se vendi i saj ka kërkuar një hetim transparent mbi vdekjen e Khashoggit, gjë të cilën e kërkoi edhe presidenti indonezian gjatë takimit të djeshëm me ministrin e Jashtëm saudit.