Shkup, 21 mars – Adam Zagajevski nga Polonia është fitues i Kurorës së Artë në Mbrëmjet e 57-ta strugane të poezisë, kumtoi Drejtoria e MSP-së sot në konferencën për shtyp.
“Adam Zagajevski me siguri është emri më i njohur në botën e poezisë nga Polonia së bashku me atë të Çasllav Millosh, i përkthyer dhe publikuar në shumë gjuhë dhe në revista të rëndësishme letrare. Bota e poezisë së tij në mënyrë të pashmangshme lidhet edhe me disa dilema tonat shoqërore, veçanërisht me praninë e të kaluarës në të tashmen dhe gjendjet emocionale të individit në një botë e cila është mes realitetit dhe ëndrrës”, tha ministri i Kulturës Robert Alagjozovski.