Pas kaosit të krijuar, polemikave dhe zhurmës mediatike, mbrojtësi i Lazios, Francesco Acerbi, i ka vënë “vulën” dhe ka mbyllur çdo diskutim në lidhje me gjestin e Bakayokos dhe Kessiet te Milani, në përfundim të ndeshjes së luajtur në “San Siro” dhe fanellës së ekspozuar poshtë tifozëve.
Mbrojtësi i Lazios ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram i përqafuar me Bakayoko dhe ka shkruar: “Mjaft me polemika, do të rishihemi në fushë”.
Sakaq, Bakayoko i ka telefonuar sot mbrojtësit lacial duke i thënë: “Të respektoj! Nuk e bëmë për t’u tallur, thjesht ishte shaka e momentit, kaq! Ndjesë”