Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, AC Schnitzer, në ofertën e saj tani ka edhe paketën e re për Series 3 (G20) të BMW-së dhe paralajmërojë se më vonë kjo paketë do të zgjerohet. Kjo kompani, për këtë Series 3 të ri ka zgjedhur mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) mbi çati dhe bagazh.
Po ashtu, ka zgjedhur edhe amortizatorët e rinj ku tani ky model është më i ulët për 25 mm. Gjithashtu, paketa e AC Schnitzerit për “3-shin” e ri të BMW-së përfshinë edhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave nga çeliku, set të ri të rrotave 19 ose 20-inç nga alumini, si dhe interier prej lëkure i cili vjen me timon sportiv, pedalet nga alumini, tepihët e rinj, etj.
Më vonë, në ofertën e kësaj kompanie në dispozicion do të jetë edhe paketa për përforcimin e motorëve dizel e benzinë – versionet 320i, 330i, M340i dhe 330d.