Vetura Cobra me edicion te limituar ka pamje të viteve të 60-ta, por një motor ultra-modern. I ndërtuar që të duket si gjenerata e parë e veturave Cobra të vitit 1962, kjo veturë ka një motor elektrik prej 230kW dhe bateri prej 54kWh nën atë trupin elegant dhe retro, shkruan Top Gear.
Do të prodhohen vetëm 58 copë, dhe shasia si ne modelin e vjetër ende është një kornizë shkallëzore me pak ndryshime në mënyrë që të mbanë pjesët elektrike. Edhe pjesa e brendshme do të jetë tradicionale, por timoni, frenat dhe amortizatorët janë përmirësuar.
Do të shkojë nga 0 deri 100 km në 6.7 sekonda, do të ecë 240 km me vetëm një mbushje të baterisë, dhe peshon më pak se 1,250 kg. Është perfekt, pos çmimit, i cili shkon deri në 153.000 euro.