Abuzon seksualisht me lopën, arrestohet 42-vjeçari në Francë

38

Një person është arrestuar mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës për agresion seksual ndaj një lope. Ngjarja ka ndodhur në një fermë në komunën La Chapelle-sur-Erdre (në veri të Nantës, me 20 mijë banorë) dhe protagonisti i çështjes së padëgjuar më parë është kapur në flagrancë nga një fermer, pak pas mesnatës, ndërsa ishte duke konsumuar një marrëdhënie me një lopë vetëm 3-muajshe. Gazeta “West-France”, e cila ka raportuar episodin e pabesueshëm, ka treguar që para kësaj skene, fermeri ka njoftuar menjëherë policinë. Pasi ka ndërhyrë pas disa minutash, policia ka arrestuar perversin e kafshëve, një 42-vjeçar, i cili do të gjykohet për abuzim seksual ndaj kafshëve dhe do të përgjigjet për akuzën para Gjykatës Penale të Nantës në 20 shkurtin e 2018-ës. Lajmi bëri menjëherë xhiron në rrjetet sociale të të gjithë botës.

Comments are closed.