Një pedofil që abuzoi seksualisht me tetë fëmijë në rreth dy dekada, ishte në gjendje të dilte nga gjykata si një njeri i lirë.
Anëtarët e familjes së viktimave të Brian Heffron mbetën të habitur, kur gjyqtari i tha predatorit seksual 80-vjeçar se ishte i lirë të largohej.
Heffron vuan nga çmenduria dhe është konsideruar i paaftë për t’u gjykuar pasi u akuzua për 12 vepra kundër fëmijëve, raporton Plymouth Live.
Në një seancë të mëparshme në Gjykatën e Plymouth Crown për të përcaktuar faktet e asaj që kishte ndodhur, një juri ra dakord unanimisht se ish-punëtori i kantiereve të anijeve shfrytëzoi me forcë vajzat dhe një djalë.
Disa nga viktimat e tij ishin shumë të rinj. Sot, gjykatësi James Townsend tha se gjykata ishte “shumë e kufizuar” në mundësitë e saj.