Njëri nga kardinalët më të shquar të Kishës Katolike ka dhënë dorëheqje, pas publikimit të një skandali për abuzim seksual. Papa Françesku, përmes një deklarate njoftoi se ka pranuar dorëheqjen e kardinalit Theodore McCarrick, ish-kryepeshkop në Uashington.
Dorëheqja vjen pas raportimeve muajin e kaluar se zyrtarët e kishës amerikane kishin pranuar se McCarric kishte abuzuar seksualisht një adoleshent. Kjo ngjarje kishe ndodhur rreth 50 vjet më parë. Që prej asaj kohe janë paraqitur edhe akuza të tjera – rreth 30 të tjera. Dorëheqja e këtij kardinali po ashtu vjen në kohën kur Vatikani po përballet edhe me një skandal tjetër seksual në Kili.
Mediat kanë raportuar se McCarrick është kardinali i parë që ka humbur titullin e tij nga Kisha Katolike. Peshkopët që kanë qenë të përfshirë në skandalet e abuzimeve seksuale, kanë njollosur reputacionin e Kishës Katolike në mbarë botën për dekada me radhë.